Flash News

KRYESORE

Sulmohet patrulla e policisë në Elbasan, tre persona shpallen në kërkim

Sulmohet patrulla e policisë në Elbasan, tre persona shpallen në

Mbrëmjen e kaluar në Elbasan është goditur patrulla e policisë nga një automjet i blinduar.  Ky akt është konsideruar “vrasje në rrethana cilësuese për shkak të detyrës ndaj punonjësve të policisë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 22 në rrugën “Dyli Haxhire” pranë tregut ushqimorë të qytetit ku policia po kryente operacionin e koduar “Vjeshtë 2017” për bllokimin e makinave të vjedhura.

Disa minuta pasi një automjet tip “Range Rover” kishte kaluar para patrullës të cilët i kishin kërkuar drejtuesit të automjetit që të paraqitej në komisariat, makina e tyre u godit nga një tjetër automjet tip “Audi” i blinduar.

Pas përplasjes, autorët janë futur në tregun  ushqimor dhe kanë mundur t’i largohen uniformave blu. Mësohet se ata janë identifikuar dhe shpallur në kërkim nga policia, gjithashtu në kërkim u shpall dhe pronari i tregut agro-ushqimor, Petrit Çela si dhe një person i tretë.

 Në drejtim të Elbasanit, u nisën njësi të RENEA-s dhe Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë. Gjatë kontrolleve u arrestua Ledio Zabeli 26 vjeç nga Elbasani dhe Kelmend Xhaferri 35-vjec. Ky i fundit drejtonte në automjetin, i cili u ndalua për kontroll dhe verifikim nga policia, ndërsa Zabeli ishte pasagjer. Gjatë kontrollit në banesat e tyre, policia gjeti një armë sportive, pushke, pa leje si dhe një sasie lende narkotike. Në pranga u vu edhe roja i tregut ushqimor Valmir Dedja i cili pengoi oficerët e policisë për të ushtruar kontroll.

 

Të fundit