Flash News

KRYESORE

Sulmohet shoferi i autobusit në Lezhë, plagoset me armë një person

Sulmohet shoferi i autobusit në Lezhë,  plagoset me armë një

Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Lezhë. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Kalivac, ndërsa i plagosuri është A.Gj. 47 vjeç.

Informacion paraprak

Me datë 11.07.2017 , rreth orës 05:15 është marrë njoftim se në fshatin Kalivaç në Lezhë, persona akoma të paidentifikuar, kanë plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin A.Gj. 47 vjeç.

Në vendngjarje menjëherë ka mbërritur grupi hetimor , që po kryen të gjitha veprimet hetimore e proçeduriale për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Po bëhet krehja e zones si dhe janë ngritur pika kontrolli.

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë , vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave e motiveve të ngjarjes.

Të fundit