Flash News

KRYESORE

Sulmohet “varreza” e makinave në Korçë, pronari: Dëmi disa milion lek, ndihem i kërcënuar

Sulmohet “varreza” e makinave në Korçë, pronari:

Një ngjarje e parecendentë ka ndodhur sot në fshatin Vosk të Korçës. Një pikë grumbullimi të makinave të përdorura e cila është nën pronësin e Anesti Zguros, është sulmuar nga persona të paidentifikuar, duke i shkaktuar një dëm prej miliona lekësh. Personat e paidentifikuar i kanë vënë flakën një kamioni, ndërkohë që iu kanë thyer xhamat 10 makinave të tjera.

Pas kësaj ngjarje ka qenë vetë pronari i pikës së grumbullimit të makinave të përdorura që ka njoftuar policinë, pasi përpos dëmit të shkaktuar ndihet i kërcënuar.

“Dëmi disa milionë lek. Më kanë djegur një mjet kamion dhe janë dëmtuar dhe thyer të gjitha mjetet e tjera. Ndihem i kërcënuar. Dyshoj që ngjarja mund të ketë ndodhur për shkak të konkurrencës. Kërkoj mbrojtje nga policia” thotë Zguros.

Policia po punon tashmë për identifikimin dhe kapjen e autorëve si edhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë.

Njoftimi i plotë i policisë:

Më datë 01.08.2017, në pjesën e sipërme të fshatit Voskop-Korçë, në një ambient në pronësi të shtetasit A.Z, 52 vjeç, banues në këtë fshat, i cili shërbente si stallë bagëtish, por edhe si varrezë makinash, persona ende të paidentifikuar i kanë vënë zjarrin një mjeti të vjetër pa targa, të çregjistruar si edhe kanë dëmtuar xhamat e parë të 10 mjeteve të tjera të vjetra që ky shtetas i kishte çmontuar, pjesët e të cilave i shiste si pjesë këmbimi. Nga ana e Policisë, po punohet për identifikimin/kapjen e autorëve si edhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale: "Shkatërrimi i pronës" dhe "Shkatërrimi i pronës me zjarr" parashikuar nga nenet 150 e 151 të Kodit Penal. (8:05:18 PM) Korce,reagon biznesmeni Anesti Zguro per ngjarjen: demi disa milon lek. Me kane djegur nje mjet kamion dhe jane demtuar dhe thyer te gjitha mjetet e tjera. Ndihem i kercenuar. Dyshoj qe ngjarja mund te kete ndodhur per shkak te konkurrences. Kerkoj mbrojtje nga policia

Të fundit