All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Sulmoi kryebashkiakun e Kavajës, ish-deputeti publikon shifrat: Protesta do ta nxjerrë kokën nga rëra e zyra

Sulmoi kryebashkiakun e Kavajës, ish-deputeti publikon shifrat: Protesta do
All - Paragraf - 1

Luçiano Boçi nga radhët e Partisë Demokratike ka reaguar pasi kryeministri Rama e quajtu ‘pallatexhi’ kreun e bashkisë së Kavajës, Isa Sakja.

All - Paragraf - 3

Në një reagim në rrjetet sociale, Boçi i përgjigjet Ramës, duke i kujtuar se përgjegjësi për Golemin nuk është kryebashkiaku aktual, pasi PD e ka denoncuar ndër vite.

“Fondi për konviktet mënyra e përdorimit i kalon pushtetit lokal, por sasinë dhe termat e tjerë i përcakton qeveria. Ndaj Rama s’mund të hedhë gurin e të fshehë dorën”, shkruan ish-deputeti.

Reagimi i plotë:

Sot në Golem Rama pa Visin, na paska zbuluar se ka dhe Arsim profesional!!!

Muaj pa folur për të. Vite pa u kujdesur për të.

Me siguri, po ta pyesësh se cila është ministria përgjegjëse e AFP, 100% nuk e di.

Nuk e di, sepse pasi e degdisi sa tek Ministria e Arsimit, (ku duhet të jetë në fakt) sa tek ish-Ministria e mirëqenies sociale, tani e ka futur në një zgëqe a kthinë të fshehur, në megaministrinë e Ekonomisë, Financës e Punës.

I lënë krejt pas dore e i harruar, Arsimi profesional nuk është as prioritet e as i financuar. Pjesa në buxhet, dedikuar atij mbetet në shifra simbolike.

Numri i nxënësve, pavarësisht fryrjes së propagandës, ka ardhur duke rënë në vite.

Këtë e tregojnë qartë dhe statistikat e dala nga Ministria e arsimit dhe INSTAT-i Ramës.

Në 2018 ka më pak nxënës se në 2013-2014. (tabela)

AFP vuan problemet e një ligji jo efikas të hartuar kuturu.

Ka problem me kualifikimin e mësuesve, të bazave të praktikave e të konvikteve.

Postsekondari vuan mospërputhjen me kërkesën që ka tregu i punës.

Ndërkohë që ndërhyrjet në infrastrukturë, për gjashtë vite numërohen me gishtat e njërës dorë., sasia dhe Fondi për konviktet mënyra e përdorimit i kalon pushtetit lokal, por sasinë dhe termat e tjerë i përcakton qeveria.

Ndaj Rama s’mund të hedhë gurin e të fshehë dorën.

Nuk është Bashkia Kavajë përgjegjësja e dështimeve të tij që paratë e Arsimit i pakëson, ose i dedikon me PPP.

Rama nuk mund të fusë as kokën në rërën e Golemit, si struc vendi.

Të të shajë dhe kullaxhiu, mister 20%, që betonizoi e vazhdon të betonizojë Tiranën, që kërkon të bëjë kullë duke lëvizur nga vendi dhe Lanën, është kulmi!

Se cili e shkatërroi Golemin përgjatë këtyre viteve, ne e kemi denoncuar me fakte.

Protesta ka për të të nxjerrë kokën dhe nga rëra dhe nga zyra!

Të fundit