Flash News

KRYESORE

Sulmoi zyrat e ‘YouTube’ për hakmarrje, 39-vjeçarja vret veten

Një grua 39-vjeçare ka hapur zjarr në godinën qendrore të “You Tube” në Kaliforni dhe është identifikuar si një përdoruese sistematike e faqes, e cila ishte zemëruar me kompaninë për politikat e reja “diktatoriale”.

Nasim Aghdam nga Irani qëlloi me pistoletë drejt një burri dhe dy grave, pasditen e së martës. Në videot që publikonte shpesh në “YouTube”, ku ishte shprehur kundër politikave të reja të kompanisë dhe i akuzonte për censurimin e videove të saj.

Sipas dëshmitarëve, 39-vjeçarja mbante syze dhe një shall në momentin kur ka hapur zjarr ndaj punonjësve.

Ajo kishte një adresë në Youtube ku e përshkruan veten si aktiviste për të drejtat e kafshëve dhe një grua vegjetariane me trup plot muskuj. Ajo kishte më shumë se 5000 ndjekës dhe thuhet se numri ra pasi Youtube ndërhyri në videot e saj.

Megjithëse policia po heton akoma për motivin, mediat amerikane raportojnë se, Aghdam, e cila vrau veten pasi plagosi një burrë dhe dy gra, ishte e zemëruar pasi yutube filtronte videot e saj, ç,ka reduktonte numrin e shikuesve të tyre si edhe sasinë e të ardhurave që mund të vinin nga to.

Të fundit