Flash News

KRYESORE

Sulmuan me levë dhe grabitën kambistin, zbardhet dëshmia e të arrestuarit: E kishim studiuar zonën

Sulmuan me levë dhe grabitën kambistin, zbardhet dëshmia e

Gjatë seancës gjyqësore për caktimin e masës së sigurisë për 4 të arrestuarit për grabitjen me dhunë të kambistit Agron Shira, paraditen e së premtes, prokuroria ka zbardhur dëshminë e Elvis Tafës. 35-vjeçari është një nga personat që u arrestua në flagrancë nga polici rrugor.

Ai thotë se e kishin studiuar vendin ku do grabisnin dhe personin disa ditë më parë. I riu tregoi gjithashtu të gjithë skenën e grabitjes.

“Të premten dola nga nga shtëpia në 05:00 dhe shkova takova Xhoni Didon tek Kthesa e Kamzës. Atje kemi ndërruar rrobat dhe përmes një motori të Xhonit kemi shkuar tek 9-kateshet. Disa ditë më parë Xhoni më kishte treguar për vendin dhe personin që do grabisnim. Kur mbërritëm tek vendi kemi ndaluar motorin dhe kemi bërë sikur po i rregullonim gomën. Pas 20 minutash aty po kalonte kambisti me motor. Xhoni i ra me levë dhe ai ra nga motorri. Pasi i mori lekët hipëm në motorr ku i jepja unë dhe u drejtuam nga rruga e Barrikadave. Tek kryqezimi pashë një makinë policie dhe desha të devijoj, por Xhoni më tha të ecja drejt. Meqë nuk iu binda ai më qëlloi me levë dhe kam humur ekuilibrin duke rënë nga motorri. Ai u largua me lekët. Për të kryer vjedhjen na kanë shtyrë Elvis Berisha dhe dhe Blenard Hoxha, të cilëve u kishim boxhe”, tregoi Tafa.

Në fund të seancës, është caktuar masa e sigurisë ‘arrest me burg’ për 4 të arrestuarit.

Të fundit