Flash News

KRYESORE

Sulmuan me thikë trajnerin e Vllaznisë, policia jep detaje për dy të arrestuarit

Sulmuan me thikë trajnerin e Vllaznisë, policia jep detaje për dy

Policia e Shkodrës ka mundur të arrestojë dy persona si autorë të dyshuar për sulmin me thikë të trajnerit të Vllazanisë Ernest Gjoka.

Në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë, njofton policia, po punohet intensivisht për zbardhjen e motiveve dhe qëllimit të kësaj ngjarjeje

Njoftimi i policisë

Strukturat e Drejtorisë Vendore dhe Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë, falë një pune intensive hetimore dhe të pandërprerë, identifikuan dhe arrestuan shtetasit:

  • Nehat Fojleta, 19 vjeç, banues në Shkodër
  • Sehar Xhenje, 21 vjeç, banues në Shkodër

Arrestimi i tyre u bë pasi më 22 shkurt 2018, rreth orës 17:00, në afërsi të fushës sportive, shtetasi Nehat Fojleta është afruar duke kanosur dhe goditur trajnerin e ekipit të futbollit “Vllaznia”. Më pas ai është larguar me mjetin tip “Benz” me targa AA 282 KR. Drejtues mjeti ka qenë shtetasi Sehar Xhenje i cili ka ndihmuar të largohen nga vendi i ngjarjes.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti që shërbeu për largimin e autorit të dyshuar pas sulmit.

Në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë, po punohet intensivisht për zbardhjen e motiveve dhe qëllimit të kësaj ngjarjeje

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë” dhe “Deklarata e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”.

 

Të fundit