Flash News

KRYESORE

Sulmuesi lë Kukësin për të kaluar në kampionatin e Kosovës

Sulmuesi lë Kukësin për të kaluar në kampionatin e

Mirlind Daku nuk do të luajë më me Kukësin. Sulmuesi i talentar 19-vjeçar u huazua nga Osijek te verilindorët, por pas 6 muajsh lojtari i Kosovës U-21 është transferuar te Ballkani në kampionatin e Kosovës. Aventura e tij në Superiore nuk ka patur sukses, ndoshta në Kosovë do gjejë veten.

Njoftimi i Ballkanit:

Mirë se vjen Mirlind Daku. Futbollisti më i ri FC Ballkani është sulmuesi shtatlartë Mirlind Daku, i cili vjen në formë huazimi nga klubi mik NK Osjek – Kroaci.

Mirlindi është anëtarë i rregullt i kombëtares U-21 të përfaqësueses së Kosovës, i cili më parë ka mbrojtur ngjyrat e klubeve të Superligës duke qenë protagonist në KF Hajvalia, KF Llapi dhe në ligën superiore të Shqipërisë tek KF Kukësi. Na priftë e mbara.

Të fundit