Flash News

KRYESORE

Sulmuesi zviceran: Sfida me Serbinë, më e lehtë se me Shqipërinë

Sulmuesi zviceran: Sfida me Serbinë, më e lehtë se me

Të premten, Zvicra do të zhvillojë ndeshjen e dytë në E, ku përballë do të ketë Zvicrën, ku aktivizohen edhe 4 lojtarë me origjinë nga Kosova, si: Valon Behrami, Granit Xhaka, Blerim Xhemaili dhe Xherdan Shaqiri. Për sulmuesin helvetik , Haris Seferoviç, i cili aktivizohet në Portugali me Benfikën, kjo sfidë është më e lehtë sësa takimi ndaj ekipit kuqezi.

“A ka rivalitet nga lufta? Çfarë ka ndodhur, ka ndodhur. Por unë nuk jam lindur në Bosnjë dhe nuk kam jetuar kurrë atje. Kam shumë serbë në skuadër te Benfika dhe ia kaloj mirë më ta. Qëndrojmë bashkë, dalim bashkë, jemi kolegë. Tani është Botërori, ata duan pike, ne duam pikë. Serbi-Zvicër është një ndeshje futbolli. Me Shqipërinë ishte e vështirë, sidomos për Granit Xhakën, i cili duhej të luante kundër vëllait të tij. Por mua nuk më shqetësonte kjo gjë as gjatë Europianit. Për mua kundërshtari mund të jetë edhe Mali i Zi apo Kosova. Unë thjesht luaj futboll, dua të fitoj ndeshjet. Nuk më interesojnë aspak çështjet politike nga jashtë”, deklaroi ai gjatë një konference për shtyp.

Të fundit