Flash News

KRYESORE

Sulo: Bandat po lirohen, Shqipëria do të përjetojë diçka të paparë

Sulo: Bandat po lirohen, Shqipëria do të përjetojë

Analisti Arion Sulo paralajmëron se Shqipëria do të pësojë diçka të paparë ndonjëherë, tani që nga burgu janë liruar anëtarë të bandave. Ai mendon se bandat në kohët e sotme janë më të rrezikshme, më të sofistikuara dhe kanë lidhje të forta me politikën.

“Unë mendoj se vrasja e sotme në Tiranë ngre alarmin që Prokuroria duhet që të ndjekë me kujdes ata që merren me krim jashtë. Meqë flasim për krimin, të liruarit tani nga burgjet janë banda shumë të rrezikshme. Në 1997 ishte koha e atillë, por këta janë më të rrezikshëm, sepse kanë komanduar botën e krimit edhe nga burgu. Lidhjet me politikën bënë që të fuqizohen akoma më shumë.

Ne do të pësojmë një gjë të paparë, që burgjet tona do jenë vetëm për hajdutët e xhepave dhe ata që kanë vjedhur energjinë elektrike. Kjo sjell efektet e reformës në drejtësi, domethënë vetë reforma nuk është llogaritur mirë.”, deklaroi Sulo për “Real Story” në News 24.

Të fundit