Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Super Liverpool shkatërron City-n, ky është ritëm kampionësh
Liverpool është i pandalshëm, skuadra e Klopp ka mposhtur rivalët e Manchester City-t me rezultatin 3-1 në Anfield, një rezultat që i jep tetë pikë avantazh në nga kampionët në fuqi në renditjen e Premier League.
Ndeshja nisi në mënyrë krejt kaotike teksa lojtarët e Man City-t ishin akoma duke protestuar për një penallti të padhënë në favor të tyre pas një prekje të topit me dorë nga Alexander-Arnold kur Fabinho ka shënuar golin e avantazhit për vendasit në minutën e 6’. Mesfushori brazilian ka lëshuar një predhë nga distanca duke mposhtur Bravon.
Mohamed Salah ka shënuar golin e dytë pak minuta më vonë pas një aksioni tipik të Liverpool. Dy topa të gjatë kanë vendosur egjiptianin në një pozitë tepër të mirë shënimi dhe ai nuk ka gabuar duke shënuar me kokë.
City nuk kishte qetësinë mendore për të reaguar dhe pas pushimit erdhi goli i tretë i shënuar nga Sadio Mane me kokë pas krosit të Henderson. Miqtë nuk dorëzohen dhe madje rrisin nivelin e tyre të lojës duke sulmuar me agresivitet të madh. Qytetarët gjejnë golin e parë të sfidës me Bernardo Silva-n, portugezi ka shënuar një gol të bukur me të parën.