Flash News

KRYESORE

Superiore/ Bylisi fiton me goleadë ndaj Flamurtarit, Teuta mposht Kukësin

Superiore/ Bylisi fiton me goleadë ndaj Flamurtarit, Teuta mposht

Bylisi fitoi me goleadë ndaj Flamurtarit në Ballsh dhe ngjitet në krye të Kategorisë Superiore me 11 pikë të grumbulluara në 6 javë të luajtura. Ecuri mjaft pozitive kjo për ballshiotët që u ngjitën në këtë sezon në kategorinë e më të mirave. Po aq pikë ka edhe Teuta, që mori një fitore me vlerë në Durrës ndaj Kukësit me rezultatin 1-0.

Fitore me mjaft vlera mori edhe Vllaznia në “Lorio Boriçi”, me rezultatin e pastër 4-0 ndaj Skënderbeut. Nën mbështetjen e tifozërisë shkodrane, të rikthyer pas pezullimit, kuqeblutë morën fitoren e dytë sezonale.

Kurse Luftëtari barazoi në Gjirokastër me Laçin, duke e gjetur golin vetëm në shtesë, falë një penalltie që solli shumë diskutime.

Të fundit