Flash News

KRYESORE

Superiore/ Kukësi nuk ndalet, viktima e radhës është Flamurtari

Superiore/ Kukësi nuk ndalet, viktima e radhës është

Në Vlorë, Kukësi mori fitoren e dytë radhazi në dy takime të luajtura në Kategorinë e më të mirave. Viktima e radhës ishte Flamurtari, që e ka nisur këtë sezon në mënyrën më të keqe të mundshme. në dy takime ka pësuar 4 gola dhe ka zero pikë.

Ndërkohë që verilindorët, pas suksesit në javën e parë kundër kampionëve në fuqi, Partizanit me rezultatin 1-0, mundin kuqezinjtë 0-3. Miqtë e dominuan takimin nga fillimi në fund, ndërsa gjetën golat me anë të Shkurtajt (dygolësh 23’ dhe 62’) dhe një dhuratë të Gocajt në të 72’ (autogol).

Në tentativën për të devijuar në goditje nga këndi nga Abazaj, ai e futi në portën e tij. Kukësi ndodhet në kupton e gjahto pikëve, po aq sa edhe Skënderbeu, por me golavarazh më të mirë. Flamurtari ndodhet në vendin e fundit me 0 pikë.

Të fundit