Flash News

KRYESORE

Superiore/ Partizani thyen tabunë në Gjirokastër dhe merr 3 pikët e para

Superiore/ Partizani thyen tabunë në Gjirokastër dhe merr 3

Një fitore me mjaft vlerë ajo e Partizanit në Gjirokastër kundër Luftëtarit. “Demat e kuq” fituan minimalisht ndaj bluzinjve, por vetëm goli i Bruno Telushi i dha 3 pikët e para të këtij sezoni, si edhe theu tabunë 22 vjeçare të mosfitimit të një ndeshjeje në qytetin gurtë.

Goli i vetmi sfidës erdhi në të 15’. Goditje këndi Trashi gjuajti dhe e çoi topin në qendër, aty ku Telushi me kokë mposhti gardianin Paiteris. Kryeqytetasit patën shanse të mira goli me Braun dhe Kordeiro, por portieri i bluzinjve shpëtoi mrekullisht portën e tij.

Në pjesën e dytë, “demat e kuq” administruan mjaft mirë avantazhin, e madje edhe rrezikuan, por gardiani vendas u tregua i kujdesshëm. Për vendasit rrezikoi Fili, por portieri Hoxha i miqve ishte i vëmendshëm.

Për Partizanin këto janë pikët e para të këtij sezoni, ndërsa Luftëtari në dy takime, ka zero pikë. Në takimet tjera, Skënderbeu befasoi në Laç, duke triumfuar me përmbysje me rezultatin 1-2. Ndërsa sfida mes debutuesve të Superiores, Bylis – Vllaznia përfundoi në barazim 0-0, me kuqeblutë që marrin një pikë me mjaft vlerë në transfertë.

Të fundit