Superiore/ Tirana është gati për Kukësin, por mendjen e ka te Partizani

Dy takimet e radhës për Tiranën nuk do të jenë aspak të lehta. Si fillim bardheblutë do të përballen me Kukësin në “Elbasan Arena” ditën e nesërm në orën 19:00 në takimin e javës së 5-të, ndërkohë që më pas radhën e ka Partizani.

Sigurisht që derbi i Shqipërisë tërheq vëmendje, dhe trajneri Ardian Mema në konferencën për shtyp flet edhe për rivalët e kryeqytetit.

“Derbi- Partizani ka pasur një ecuri jo të mirë këto ndeshje. Elementët brenda ekipit i ka. Çdo gjë varet nga periudha, lojtarët, trajneri i ri. Shpresojmë fillimisht të kalojmë Kukësin dhe pastaj të shohim për Partizanin. Tifozët e Tiranës mezi e presin atë ndeshjen për ta fituar.

Unë pa dashje e kam parë Partizanin me Kukësin dhe në finalen e Superkupës, kam parë edhe ndeshjet e tjera. Nuk ka qenë primare të shikoj Partizanin se kam parë ekipet kundërshtaret. Nuk mund ta mendoj që javën e parë si mund të luaj me Partizanin. Nuk është Partizani i vjetshëm, kjo është e vërtetë.”, tha Mema.

Sa i përket takimit me verilindorët, ai tha: “Kukësi është një ekip shumë i fortë, ka elementë mjaft cilësore brenda vetes, duhet menaxhuar shumë mirë ndeshja nesër. Na duhet ta përgatisim mirë ndeshjen. Shpresojmë të bëjmë më të mirën nesër dhe të kemi një rezultat pozitiv. Për ekipet e elitës, ndeshja e nesërme, dashje pa dashje është test. Ka të bëjë shumë edhe me vazhdimësinë e ekipit. Ideja është që këtë ekipe duhet të mirë menaxhohen dhe nuk duhet të humbasësh.”

Ndeshjet/ Java e 5-të

E shtunë                             

21-09-2019 16:00                              FK Kukesi             –              KF Tirana

21-09-2019 16:00                              KF Partizani         –              KF Bylis

21-09-2019 16:00                              KF Skenderbeu –              KF Teuta

E dielë 

22-09-2019 16:00                              Flamurtari FC     –              KF Laçi

22-09-2019 16:00                              KF Vllaznia           –              KS Luftëtari