Flash News

KRYESORE

Superiorja/ Tirana merr mes tensionit në Shkodër një fitore me rëndësi

Superiorja/ Tirana merr mes tensionit në Shkodër një fitore me

Tirana fitoi përballjen në stadiumin “Loro Boriçi” kundër Vllaznisë me rezultatin 2-0. Ka qenë një ndeshje që ka dhuruar spektakël emocione, por edhe tension.

Tifozët shkodranë ishin të shumtë në stadium dhe krijuan një atmosferë mjaft të bukur, por nuk munguan as ata bardheblu. Që në minutën e 8-të, kuqeblutë kërkuan një penallti pasi Çelhaka shtyu Sinjon brenda zonës, por arbitri Jorgji bëri shenjë që loja të vazhdonte.

Në pjesën e parë rrezikuan Kale dhe Osmani për bardheblutë, por ajo u mbyll pa gola. Goli i parë erdhi në minutën e 58-të, ku pas një harkimi nga e majta, Gurishta ishte i pasigurt, dhe Halili përfitoi duke e çuar topin në fundin e rrjetës.

Rrjeta tronditi vendasit dhe pa kaluar një minutë, sërish si pasojë e një pakujdesie, Ngo me kokë dyfishoi rezultatin. Pësimi i dy golave solli jo pak tension nga tifozët, të cilët hodhën shishe, e madje u futën në fushë duke ndalur lojën.

Por Tirana e menaxhoi mirë rezultatin dhe doli nga “Loro Boriçi” me 3 pikë me vlerë. Për shkodranët ko ishte humbja e parë e sezonit, pas 3 javëve të luajtura.  Në takimin tjetër, Teuta mundi Luftëtarin me rezultatin 3-1. Kjo është fitorja e dytë në shtëpi për skuadrën e Bledi Shkëmbit, që e sheh veten në kuotën e 7 pikëve, ndërkohë që bluzinjtë ende nuk kanë provuar shijen e pikës.

Të fundit