Flash News

KRYESORE

Superkupa e Europës, Shpend Ahmeti bën tifo për Manchester United

Superkupa e Europës, Shpend Ahmeti bën tifo për Manchester United

Mbrëmja e sotme do të vendos përballë njëra-tjetrës për trofeun e Superkupës së Europës, dy klubet e mëdha, Real Madrid dhe Manchester United. Ndeshja do të luhet në orën 20:45 në Shkup në stadiumin Philip II Arena.

Të shumtë do të jenë tifozët nga të gjitha trevat shqiptare që do të jenë pjesë e kësaj finalje të madhe. Por mesa duket edhe kreu i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, mezi e ka pritur ardhjen e dy klubeve të mëdha në Shkup, e sidomos të “Djajve të Kuq”, për të cilët ai bën tifo.

“E kam dit që vjen Manchesteri afër. Më në fund. Sonte veç fitore”, shkruan Ahmeti në Twitter.

Të fundit