Flash News

KRYESORE

Superkupa e Evropës nuk do luhet në Shqipëri, UEFA vendos për Beshiktashin

Shqipëria kishte aplikuar në UEFA që të organizonte  superkupën e Evropës në vitin 2019, në “Arenën Kombëtare”, por sot përgjigje erdhi negative nga UEFA. Superkupa e Evropës në vitin 2019 nuk do të luhet në “Arenën Kombëtare”. Edhe pse stadiumi kombëtar ende nuk është ndërtuar, FSHF-ja kishte kandiduar me të.  UEFA njoftoi sot se ka zgjedhur “Vodafone Park” të Beshiktashit, një stadium për të cilin janë shpenzuar 100 milionë dollarë. Kapaciteti i tij është 43 mijë vende. Në listën finale ishin përzgjedhur: Stadium de Toulouse,ë Florian Albert stadion, Budapeshtë Sammy Ofer Stadium, Haifaë Astana Arena, Astanaë Windsor Park, Belfastë Gdansk Arena, Gdanskë Stadion Narodowy, Varshavëë Hampden Park, Gllasgouë Besiktas Arena, Stamboll TUR.

Të fundit