Flash News

KRYESORE

Superkupa/ Juventus-Lazio, publikohen formacionet zyrtare

Superkupa/ Juventus-Lazio, publikohen formacionet zyrtare

Juventus dhe Lazio sot luajnë në finalen e Superkupës së Italisë. Futbolldashësit pasionantë të këtyre dy skuadrave italiane po presin me padurim sfidën që do të luhet në Arabinë Saudite.

Sapo janë publikuar formacionet zyrtare dhe trajneri i bardhezinjve, Sarri, ka servirur një surprizë. Ai e ka parë të udhës që të lërë në stol mbrojtësin De Ligt, teksa i ka besuar turkut Demiral.

Treshja e sulmit e Juventusit nuk diskutohet kësaj here. Do të jetë treshja Dybala-Higuain-Ronaldo. Te Lazio, ndërkohë, nuk ka surpriza, sepse aty lojtarët e stolit nuk kanë të njëjtën cilësi me ata të Juventusit.

Juventus: Szczesny; De Sciglio, Demiral, Bonucci, Alex Sandro; Bentancur, Pjanic, Matuidi; Dybala, Higuain, Ronaldo.

Lazio: Strakosha; Luiz Felipe, Acerbi, Radu; Lazzari, Milinkovic, Leiva, Luis Alberto, Lulic; Immobile, Correa.

Të fundit