Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Superliga: Partizani mposht Luftëtarin dhe marshon si kampion në krye
Partizani vijon formën e mirë në kampionatin shqiptar. "Demat e kuq" sot fituan 2-0 me Luftëtarin në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të të Superiores.
Të besuarit e Lerdës nuk e nisën mirë takimin, por treguan efikasitet para porte dhe ditën ta zgjidhnin ndeshjen. Rastin ideal në fillim e patën miqtë në minutën e 18-të me kapitenin Rapo, penalltia e të cilit u prit nga portieri Hoxha.
Kryeqytetasit e morën veten shpejt, edhe pse 45 minutat e para nuk prodhuan gjë dhe mërzitën tifozën. Çinari gjeti golin e parë të takimiit në të 54' me kros perfekt nga Trashi. Shkodrani i dha hov skuadrës dhe pas vetëm 120 sekondash lojë ishte Asani ai i cili dyfishoi avantazhin me penallti.
Anësori i Partizanit e fitoi vetë 11-metërshin dhe provoi me saktësi nga pika e bardhë. Me këtë fitore, Partizani ruan kreun e renditjes me 21 pikë, ndërsa gjirokastritët lundrojnë në fund të detit Superligë, teksa e shohin veten në vend të parafundit.