Flash News
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Superliga: Skënderbeu mposht Tiranën dhe kap vendin e katërt
Largimi i Memës deri tani nuk i ka shërbyer për asgjë Tiranës. Skuadra bardheblu sot u mposht 2-1 nga Skënderbeu në transfertë dhe trajneri i ri Ahmataj nuk mund të bënte asgjë për ta shmangur këtë rezultat.
Kryeqytetasit e pësuan golin e parë pas 18 minutash lojë nga Krasniqi. Ky i fundit ishte i rrethuar nga katër lojtarë bardheblu, por arriti të gjente rrjetën. Tirana u mobilizua për të shënuar golin e barazimit, por nuk ia doli, kryesisht sepse vuante në pjesën e fundit të fushës për të qenë efikase.
Pak minuta para fundit të takimit, saktësisht në të 87', Ndecky shënoi golin e dytë për Skënderbeun duke vulosur fitoren e ekipit bardhekuq. Hasani pak sekonda më pas shënoi për të zbehur disavantazhin, por nuk mjaftoi.
Pas këtij rezultati, Skënderbeu kap vendin e katërt me 20 pikë, dy pikë larg kreut. Tirana, ndërkohë, pozicionohet e gjashta.