Flash News

KRYESORE

Superliga/Vetëm 3 pikë larg titullit, Tirana triumfon sërish

Superliga/Vetëm 3 pikë larg titullit, Tirana triumfon sërish

Tirana arriti të mposhtë me rezultatin 2-0 Flamurtarin në sfidën e  vlefshme për javën e 34-t të Kategorisë Superiore, teksa tashmë do t’i mjaftojnë 3 pikë në dy sfidat e mbetura për t’u shpallur zyrtarisht kampion.

Bardheblutë kanë shënuar nga një gol për çdo pjesë loje për t’u ngjitur momentalisht në kuotën e 69 pikëve, 7 më shumë sesa Kukësi, por me një ndeshje më pak.

Në “Selman Stërmasi” vulosën golat e Muçit në të 20-tën nga pika e bardhë e penalltisë dhe perla e Ismailgecit në të 67-ën.

Në ndeshjen tjetër të luajtur në Gjirokastër, Skënderbeu ka vuajtur jo pak përballë Luftëtarit të vendit të fundit duke fituar me rezultatin e ngushtë 1-0.

Blerim Krasniqi në të 75-ën shënoi golin trepikësh për ekipin e Dajës, që ngjitet në vendin e katërt dhe mban gjallë shpresat për Kupat e Europës.

Të fundit