Flash News

KRYESORE

Supermodelja merr propozimin për fejesë në vigjilje të Krishtlindjeve

Supermodelja Heidi Klum në vigjilje të Krishtlindjes ka marrë një unazë fejese nga i dashuri Tom Kaulitz.

Heidi ndau lajmin  në rrjetet sociale, ku tregonte e lumtur se ishte fejuar me partnerin e saj, me të cilin ka një vit që është në një lidhje.

Në foton bardhë e zi, Tom dhe Heidi shfaqeshin duke buzëqeshur, ndërsa vëmendjen e tërhiqte unaza me gurin e diamantit.

Heidi është 16 vite më i vogël se modelja.  Çifti gjerman ndau lajmin me fansat, një ditë pas udhëtimit në Disneyland. Kjo do të jetë martesa e tretë për Klum, pasi në 1997 lidhi kurorë me Ric Pipino dhe në 2005 me Seal.

Të fundit