Flash News

KRYESORE

Supersfida Kukësi-Skënderbeu, ndeshja rrezikon të shtyhet për shkak të reshjeve të dëborës

Ndeshja e Superligës mes Kukësit dhe Skënderbeut, që do zhvillohet nesër në orë 14:00, rrezikohet të shtyhet pasi reshjet e shumta të dëborës kanë mbuluar stadiumin “Zeqir Ymeri”.

Nga ana tjerr klubi kampion në fuqi po bën të pamundurën për pastrimin e stadiumit nga bora që supersfida të zhvillohet në kushte normale.

Lajmi u bë i ditur nëpërmjet një postimi  të ekipit të Kukësit në ‘Facebook’, të cilët kanë komunikuar se po punohet për të përmirësuar kushtet dhe kanë ftuar të gjithë tifozët të marrin pjesë në mbështetjen e ekipit.

Të fundit