Flash News

KRYESORE

Surpriza e “Dancing With the Stars” për Dionin, përlot Sonin

"Dancing With the Stars" po bën një spektakël shumë interesant këtë edicion ku si formulë është futur dhe surpriza ndaj konkurentëve. Në këtë mënyrë, ne mund ti shohim garuesit edhe në aspektin emocional përveçse si kërcimtarë.

Këtë javë, surpriza ishte e dedikuar për babain më të ri në kast, pasi Dioni është bërë baba për herë të parë i një vogëlusheje që mban emrin Isabel.  Surpriza vinte nga bashkëshortja e balerinit, e cila për herë të parë është shfaqur publikisht. Ajo kishte përgatitur një videomesazh me foto dhe me zërin  e saj në sfond.

Nga kjo surprizë është prekur emocionalisht dhe partnerja e Dionit në garë, këngëtarja Soni Malaj e cila është përlotur. Por jo vetëm kaq, në momentin kur Soni dhe Dioni janë ngjitur në ‘Gold Room’, aty i priste një torët rozë me emrin Isabel.

 

Të fundit