Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Fjalimi i Emmanuel Macron në Parlamentin Europian ishte krisma e parë për hapjen e fushatës zgjedhore europiane në vitin 2019. Pasi dëgjuam fjalimin e bukur, nuk e dimë akoma, nëse presidenti francez do të tentojë në Europë atë që kërkonte në Francë para një viti – shkatërrimin e partive politike ekzistuese dhe krijimin e një platforme të re proeuropiane, thelbi i së cilës është refuzimi i statuskuosë. A do të rrezikojë ai t'i sfidojë aq shumë partitë e qendrës, që shumica qeverisin në Europë, saqë të ndahet edhe nga kancelarja Merkel? Si do të veprojë ai me rritjen e tensioneve mes Lindjes dhe Perëndimit? Si do ta sjellë ai energjinë e re demokratike në projektin europian, veçanërisht, në ato shoqëri, që fjalimet e tij i lexojnë në versione të përkthyera?
Prej shekujsh ka një lidhje të thellë në Francë mes politikës dhe poezisë - dhe Emmanuel Macron i mbetet kësaj lidhjeje besnik. Ai e vuri në provë edhe talentin e tij për dramaturgjinë, kur foli, për „luftën e re qytetare" në Europë, rreziqet e nacionalizmit dhe kur deklaroi se nuk do të jetë pjesë e një „gjenerate sonambulësh". Ai i ngacmoi kundërshtarët politikë në anën e djathtë të spektrit politik në Europë, kur u pozicionua si mbrojtës i vlerave europiane, jo vetëm ndaj sundimtarëve autoritarë në Rusi, Kinë, Turqi, por edhe kundër „iliberalëve" në shtëpinë e vet, Europë, kujtojmë Hungarinë, Poloninë.
Macron fitoi pikë me pragmatizmin politik, kur u distancua nga narrativi klasik federalist, të cilin e mbështesin shumica e francezëve dhe nuk argumentoi më për „Shtetet e Bashkuara të Europës", por për një tatim digjital të përbashkët, që do ta forconte Brukselin.
Një vizionar i kujdesshëm
Presidenti francez ka vendosur të jetë në rolin e vizionarit të kujdesshëm. Ai vetëm i rivijëzon opcionet politike të tij, në vend që t'i trumbetojë me të madhe. Nga ana retorike fjalimi ishte shumë i fuqishëm, por të bien në sy temat që nuk preku Macron. Presidenti francez qëndroi dyshueshëm i heshtur, në temën e reformave në Eurozonë, që ishte lajtmotivi i fjalimit në Sorbonë vitin e kaluar. Heshtja është një sinjal i qartë për vështirësitë në bisedimet francezo-gjermane për unionin monetar europian. Ai gati nuk e preku qëndrimin e Europës në tregtinë e lirë, dhe nuk mbajti një qëndrim të qartë politik në temën e migracionit në Europë.
Gjenerali Charles de Gaulle një herë ka thënë: „Një lider i vërtetë e mban gjithmonë të fshehur asin nën mëngë, e i jep me të publikut një gjendje entuziazmi dhe emocioni." Asi që kishte Macron ishte mesazhi i tij për të ardhmen e zgjerimit. „Nuk dua që Ballkani të drejtohet nga Turqia apo Rusia", tha presidenti francez në Strasburg. Por ai as nuk do një Europë me 28 anëtarë, së shpejti 27, që funksionon me vështirësi e që pastaj do të vendoste të „marrë galop me 30 apo 32 anëtarë por me të njëjtat rregulla".
Macron u drejtohet zgjedhësve në Europën Perëndimore
Ka një të vërtetë këtu. Shumica e europianëve do t'i jepnin të drejtë, se nuk ka kuptim të flitet për zgjerimin, kur nuk është vendosur se çfarë do që të jetë ky union, që do të zgjerohet. Aktualisht nuk ka asnjë miratim për një formë te re zgjerimi, pavarësisht nëse bëhet fjalë për Ballkanin, Turqinë apo Ukrainën. Nëse i pyet zgjedhësit europianë se sa e madhe duhet të jetë BE në të ardhmen, shumë do të zgjidhnin zvogëlimin, jo zgjerimin.
Por efekti konkret i mesazhit të Macron është katastrofik. Konstatimi i Jean-Claude Junckerit se alternativa tjetër e integrimit në BE është një luftë në rajon është një shembull se si banaliteti mund të përdoret për shpëtim. Por në të vërtetë mesazhi Macron mban brenda fuqi shpërthyese, përkeqësim të gjendjes në rajon. Bullgaria, si presidente e radhës në BE ka të drejtë të akuzojë Macron, se për shkak të tij, samiti i përgatitur me aq kujdes në maj të tingëllojë më shumë si një shaka. Komisioni Europian po ashtu ka të drejtë ta interpretojë mesazhin e Macron si thikë pas shpine. Edhe reformuesit proeuropianë në rajon kanë të drejtë të akuzojnë Macron se po minon pozicionin e tyre.
"Ambiguitet konstruktiv" - ka qenë strategjia e preferuar e BE në mënyrën e sjelljes me Ballkanin. Kur bëhet fjalë për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, politikanët e BE thonë më dëshirë, pyetja e vetme që shtrohet është „kur". Por në realitet askush nuk e beson, as në Bruksel e as në Beograd, se në vitin 2025 njëri nga këto vende do të jetë anëtar i BE. Por nëse deri tani loja e BE me Ballkanin quhej „mbajtja e derës hapur", Macron ka vendosur të mbajë dyert mbyllur, të paktën për momentin. Për këtë nuk mund ta akuzosh. Por ajo që mund t'i thuash është se me „ngrirjen" e zgjerimit të BE pa një strategji alternativë, ai kontribuon në thellimin e krizës në Ballkan dhe dobëson pozicionin e BE në rajon. Ajo që u bë e qartë: Kur Macron flet për „europianët", elektorati, të cilit ai i drejtohet është vërtet vetëm ai europianperëndimor.
Ivan Krastev është drejtues i Qendrës për Strategji Liberale në Sofje, i Ftuar i Institutit për Shkencat Humane në Vjenë, dhe i Ftuar i bursës Richard von Weizsäcker i Akademisë Bosch në Berlin. Ai shkruan rregullisht analiza për New York Times. Libri i tij „Perëndimi i Europës" u botua në vitin 2017 në shtëpinë botuese Suhrkamp./DW
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38
