“Surpriza e natës ishte Shqipëria”, mediat britanike vlerësojnë performancën e Eugent Bushpepës

Shtetet që do të marrin pjesë në festivalin e muzikës evropiane “Eurovision” janë duke zhvilluar koncerte në vende të ndryshme të Europës për të promovuar kënëget e tyre konkurruese. Këtë fundjave, koncerti i zhvillua në Amsterdam,Hollandë dhe dha disa ide se kush është favorit dhe se si mund te jetë renditja.

Sajti britanik “Metro” ka bërë një koment për disa nga performancat më të mira duke renditur si më favoritët: Finlandën, Australinë, Spanjën, Mbretërinë e Bashkuar dhe Shqipërinë.

Sa i takon performancës së Eurgent Bushpepës, “Metro” flet me superlativa për këngëtarin duke e quajtur si surprizën më të madhe të festivalit.

“Surpriza më e madhe e natës ishte nga Shqipëria. Performanca e Eugent Bushpepës me këngën ‘Mall’ shkoi shumë mirë dhe u prit shumë mirë nga publiku i Amsterdamit. Ishte një nga këngët e para që duhej të zgjidhej,” shkruan sajti britanik.  

Lajmin e plotë mund ta lexoni në linkun: http://metro.co.uk/2018/04/15/finland-israel-australia-spain-albania-and-uk-all-impress-at-eurovision-in-concert-7468218/

Performanca e plotë e Eugentit në Amsterdam: