Flash News

KRYESORE

Surpriza e papritur në emision, përlotet në studio Turjan Hyska

E kemi parë në ekran si një personazh të fortë dhe karizmatik, por shumë pak dinim për jetën e tij personale.

I ftuar në programin “Dua të të bëj të lumtur” në Top Channel, moderatori i njohur Turjan Hyska ka marrë një surprizë të veçantë, të cilës nuk ka mundur t’i rezistojë dhe është përlotur në studio.

Ka qenë një letër e nënës së tij, ajo e cila prekur emocionalisht Turin, pasi ajo e kishte falënderuar për mbështetjen e madhe që i kishte dhënë, që pasi Turi dhe vëllai humbën disa vite më parë babain.

Gjatë bisedës që u zhvillua midis Turit dhe Arbana Osmanit, Turi u shpreh se ishte hera e parë në televizion që ai nuk dinte se kush e kishte ftuar dhe se çfarë e priste dhe në momentin që u lexua letra që mamaja i kishte shkruar Turit, ai u përlot.

Përveç nënës, edhe bashkëshortja e tij Orinda Huta e surprizoi me një tjetër letër dashurie.

“Të dua shumë. Bashkë kemi vallëzuar dhe do të vallëzojmë gjatë gjithë jetës, sepse unë dua të vallëzoj vetëm me ty", iu drejtua Orinda Turit, ndërsa më pas vallëzuan së bashku nën ritmet e një kënge romantike.

Të fundit