Flash News

KRYESORE

Surpriza! Matteo Salvini mund të kandidojë për kreun e Komisionit Evropian

Surpriza! Matteo Salvini mund të kandidojë për kreun e Komisionit

Komisioni Evropian, një prej institucioneve më të rëndësishme të Bashkimit Evropian, mund të bjerë në dorën e Matteo Salvinit, aktualisht ministër i Brendshëm i Italisë. Lideri ekstremist ka pranuar se shumë zyrtarë nga shtetet anëtare të BE-së po e shtyjnë që të kandidojë për postin e rëndësishëm, por ai nuk ka vendosur ende asgjë.

Gjatë një vizite që po zhvillon në Moskë, Salvini ka deklaruar: “Jam i kënaqur që më shohin si referencë në mbrojtjen e njerëzve, edhe jashtë Italisë. Do shohim; do të mendohem për këtë.”

Zgjedhjet për Parlamentin Evropian do të zhvillohen në maj të vitit 2019-të dhe partia që do të sigurojë më shumë mandate do të ketë mundësinë të propozojë e para kandidatin për kreun e Komisionit Evropian.

Deri më tani janë të paktën 13 kandidatë që synojnë të zëvendësojnë Jean-Claude Juncker, por numri pritet të ulet me afrimin e ditës së zgjedhjeve.

Për t’u rikthyer te vizita e Matteo Salvinit në Moskë, ai ka paralajmëruar se Roma do të vendosë veto ndaj resolutës së Brukselit për të zgjeruar sanksionet ndaj Rusisë, për shkak të aneksimit të Krimesë.

“Ndihem si në shtëpi, i sigurtë”, tha Salvini gjatë vizitës në kryeqytetin rus.

Të fundit