Flash News

KRYESORE

Surprizat e motit, s'ka më çadra me vete, sa do rriten rriten temperaturat

Surprizat e motit, s'ka më çadra me vete, sa do rriten rriten

Duket se ditëve me shi u erdhi fundi. Duke nisur nga dita e sotme, reshjet e shiut janë ndërprerë, duke u lënë vendin ditëve me diell.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, situata e përmbytjeve pritet të përmirësohet, por qarku i Shkodrës vazhdon të mbetet ende nën “pushtetin” e ujit.

Kjo prej shkrirjes së reshjeve të borës nga zonat malore dhe prurjeve të basenit duke përfshirë edhe kaskadën e hidrocentraleve mbi lumin Drin.

“Duke filluar nga sot (e premte, dt.09) dhe nesër (e shtunë, dt.10) në basenin Drin-Buna dhe Liqeni i Shkodrës do të fillojë ulja e prurjeve në pjesët e larta malore të basenit duke përfshirë edhe kaskadën e hidrocentraleve mbi lumin Drin. Në pjesën fushore të basenit që i përket Lumenjve Drin-Buna dhe Liqenit të Shkodrës do të vazhdojë të ketë nivele të larta të ujit me zgjerim të kufizuar të hartës së përmbytjes përgjatë ditës së sotme dhe gjendje të qëndrueshme të sipërfaqes së përmbytur përgjatë ditës së nesërme, por me tendencë për ulje të niveleve ditën (e diel, dt.11). Nivelet në pjesën e Ultësirës së Shkodrës do të varen edhe nga shkarkimet e kaskadës në Lumin Drin. Për arsye të vazhdimit të rrezikut nga përmbytja është vendosur shenja e paralajmërimit nga përmbytja për qarkun e Shkodrës . Ngjyra e kuqe e qarkut është vendosur për shkak të rrezikut nga përmbytjet dhe jo nga reshjet e pritshme. Në pjesën tjetër të territorit nuk parashikohet rrezik nga përmbytjet”, sqaron Instituti i Gjeoshkencave.

 Sot pasdite dhe nesër nuk priten reshje në të gjithë territorin, ndërsa temperaturat kanë një tendencë  në rritje.

Nesër (e shtunë, dt.10) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 7 / 16 °C

në vendet e ulëta: 4 / 17 °C

në vendet malore: 2 / 13 °C.

Të fundit