Flash News

KRYESORE

Surprizat e natës II të Festivalit në RTSH, De Biasi dhe Panucci bashkë në skenë

Surprizat e natës II të Festivalit në RTSH, De Biasi dhe Panucci

U transmetua mbrëmjen e sotme nata e dytë gjysmëfinale e festivalit të këngës në Pallatin e Kongreseve. Këngëtarja e re, Orgesa Zaimi, ka çelur mbrëmjen e sotme me këngën 'Ngrije Zërin.' Më pas ka kënduar Denisa Gjezo këngën 'Zemer ku je.'

Festivali ka vijuar me performancën e grupit 'Na” dhe Festina Mezini me këngën ku je. Ndërsa këngëtarët kanë marrë duartrokitje të pakursyera nga publiku këngëtarja Aurela Gaçe që ka përshëndetur publikun ka ndezur skenën e festivalit.

Bravo Bravo Aurela ka duartrokitur publiku. Por festivali është përzier edhe me problemet sociale e mediatike. Një performancë proteste për mbrojtjen e mjedisit është ngjitur në skenën tërheqëse të festivalit. Edhe nostalgjia për sportin ka qenë pjesë e këtij festivali. Futbollisti Panucci është ngjitur në skenë dhe ka zhvilluar një intervistë me Adi Krastën përballë publikut. Jam shumë i lumtur që kam ardhur në Shqipëri tha futbollisti i njohur. Në skenë ngjitet edhe Giani de Biasi, i cili shprehet se gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri është ndier vërtet i lumtur. Në natën e dytë performuan natën e dytë janë:

1.ORGESA ZAIMI

2. DENISA GJEZO

3. GRUPI NA & FESTINA

4. LORELA SEJDINI

5. ARTEMISA MITHI

6. ERGIBREGU

7. AKULLTHYESIT & ARMAND DUBALI

8. XHESIKA POLO

9. INIS NEZIRI

10. TIRI GJOCI

11. GRUPI LYNX

Një tjetër surprizë është ardhja e Adelina Smajlit. Këngëtarja që theu e para tabutë në botën e spektaklit u shfaq në skenë me një këngë përshëndetëse për publikun.

Të fundit