Flash News

KRYESORE

Surprizë e madhe për Messin, do vendoset statuja e tij në Madrid

Surprizë e madhe për Messin, do vendoset statuja e tij në Madrid

Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF) do t’i bëjë një surprizë yllit të Barcelonës, Leo Messi. Bëhet fjalë për një gjë të rrallë në futboll. Një statujë gjigante do të ngrihet në nder të argjentinasit, për faktin se ai është ndër lojtarët më të mirë që ka pasur historia e futbollit spanjoll.

"Pleshti" fitoi para disa ditësh “Topin e Artë” për herë të gjashtë në karrierë, si asnjë futbollist tjetër. Kjo ka mjaftuar për drejtuesit e RFEF-së për ta nderuar Messin. "Cadena Ser" raporton se propozimi është i pranuar nga të gjithë, por ka vetëm një dilemë.

Deri tani ende nuk është përcaktuar nëse statuja do të ngrihet në vitin 2020 apo pas tërheqjes së lojtarit nga futbolli i luajtur. Kjo media shton edhe se statuja me shumë mundësi do të vendoset në Madrid, aty ku kanë statuja edhe legjenda të tjera të futbollit botëror, Maradona, Pele dhe Di Stefano.

Të fundit