Flash News

KRYESORE

Surprizë në mes të natës, urimi i Noizyt për ditëlindjen e Oriolës

Ditën e sotme Oriola Marashi feston ditëlindjen dhe surpriza më e veçantë është nga grupi OTR. Ata e kanë surprizuar modelen, aspirate për këngëtare, në 12:00 të natës, të cilët janë të parët që kanë uruar bukuroshen nga Puka.

Noizy ka publikuar në “Instastory” një video ku shfaq tortën e përgatitur për Oriolën, por edhe festën surprizë të organizuar në studion e tij muzikore.

“Edhe 100 lali” ka shkruar Noizy, ndërkohë që edhe Oriola ka postuar foto në profilin e saj nga surpriza e djemve të OTR.

Të fundit