Flash News

KRYESORE

Surprizë tek United, lojtari më i shpejtë është ndër më të kritikuarit

Surprizë tek United, lojtari më i shpejtë është

E kritikojnë shumë thuajse sa herë luan, por është lojtari më i shpëjtë i Manchester United. Po shkruajmë për mesfushorin Fred, i cili duket se pak nga pak po përshtatet në Premier League.

Ai javët e fundit ka spikatur jo thjesht me lojën në rritje, por edhe me shpejtësinë. Opta raporton se mesfushori ka arritur shpejtësinë prej 37.29 km/h në barazimin 1-1 me Evertonin para dy javësh dhe kjo i bie që renditet si lojtari më i shpejtë i "Djajve të kuq".

Pas Fredit, lojtari i dytë më i shpejtë te Manchester United është Marcus Rashford, i cili ka arritur shpejtësi 36.32 km/h. Javët e fundit edhe James ka mahnitur me shpejtësinë e tij, por jo sa Fred dhe Rashford.

Të fundit