Flash News

KRYESORE

'Syhan' dhe 'Ezel' bëhen bashkë, surpriza e radhës nga Turqia

'Syhan' dhe 'Ezel' bëhen bashkë, surpriza e

"Fatih", pritet të jetë seriali me audiencën maksimale në 2018-n. Roli i Fatih Dizisi do të luhet nga aktori i njohur në rolin e Ezelit, Kenan İmirzalıoglu. Partnerja e tij flitet të jetë Tuba Buyukustun, si një zonjë e fortë dhe me karakter.

Emri i aktores është lakuar gjatë muajve të verës, menjëherë pasi aktorja 35-vjeçare përfundoi me sukses serialin “Cesur ve Güzel” në muajin qershor. Tuba ishte ndër të parat aktore në listë që është përmendur për të qenë në krah të Kenan, shkruan Class.

Ishte menduar se seriali “Fatih” të fillonte transmetimin në muajin tetor, por nga producentët “pengesë” ka qenë hezitimi për të vendosur përfundimisht për aktorin İmirzalıoglu. “Fatih” do të tregojë jetën e Fatih Sulltan Mehmetit, i cili ishte 21 vjeç kur pushtoi Stambollin. Megjithatë, Kenan İmirzalıoğlu, që do të luajë rolin kryesor, tani është 43 vjeç. Channel D është kanali që do të transmetojë serialin, prodhim i Media 03. “Fatih” do të tregojë jetën e Fatih Sulltan Mehmetit.  

 

Të fundit