“Ta gëzosh pensionin 13.100 lek’, miku i ‘Tirkës’ mesazh artistit: Je braktisur nga ‘të mëdhenjtë’ lart, por të vlerëson publiku shqiptar

Aktori i njohur i skenës shqiptare, Sotiraq Bratko ka mbushur moshën e pensionit.  Kanë qenë miqtë që i kanë uruar pension të mbarë, mes të cilëve Ilir Jano, që përmes një postimi në Facebook bën publik edhe pensionin që ka përfituar aktori dhe që është në vlerën 13.100 lekë.

Ndërkohë i kërkon mikut të tij që të mos mërzitet edhe pse është ‘braktisur’ nga ata që ‘të afrojnë kur ju duhesh’.

Mesazhi i plotë

“Ta gezosh pensionin 13.100 lek Sotiraq Bratko!

“Na mbive” ne sy o Tirke… Na mbive në sy Sotiraq Bratko…hapim televizorin, ne filmat shqiptare pothuajse cdo dite TI, ne shfaqjet me te suksesshme te skenës, pothuajse gjithmonë TI, mes miqsh e shokësh, pothuajse gjithmonë TI… i nderuar dhe respektuar, gjithmonë

TI… I vleresuar nga publiku shqiptar, po e po TI…dhe sot qe ke marre statusin e “pensionistit” përsëri mbetesh TI, me syte e qeshur dhe buzen ne gaz…i buzeqeshur, ndonese pensioni yt është 13.100 lek, i buzëqeshur, ndonëse “te mëdhenjtë” lart i kane kursyer titujt për ty…i buzëqeshur, ndonëse “i braktisur” nga ata qe aq shume te afrojnë kur ju duhesh…

I buzeqeshur miku im, sepse TI je ai qe rralle kush behet…je AI qe te gjithë te vlerësojnë, je Sotiraq Bratko i madh i skenes dhe ekranit…

Mos u merzit artist i madh…ti ke respektin e mirenjohjen e te gjitheve!!!”, thekson Ilir Jano.