Flash News

E-TJERA

A do ta kafshojë sërish Suaraz Kielinin? Tani mund të vini bast

Ndeshja e parë çerekfinale e Ligës së Kampioneve mes Juventusit dhe Barcelonës më 11 prill në Torino do të ketë dhe përballjen e parë mes Xhorxho Kielinit dhe Luis Suarez pas kafshimit që ky i fundit i bëri mbrojtësit bardhezi në Botërorin e Brazilit  në 2014.

Kompanitë e basteve, të ngacmuara nga ky fakt, kanë hedhur në treg baste të veçanta që do të përfshijnë pikërisht lojtarët e sipërpërmendur.

Kështu, një tjetër kafshim mes të dyve do të ketë një koeficient 1 me 50, ndërsa 1 me 26 është koeficienti për një kafshim të Suarezit ndaj kujtdo lojtari tjetër të formacionit juventin.

Të fundit