Flash News

KRYESORE

A do ta përfshijë Rama në kabinetin e ri Niko Peleshin?

A do ta përfshijë Rama në kabinetin e ri Niko Peleshin?

Me shumë gjasa jo. Ish-zv.kryeministri Niko Peleshi mund të mos jetë më në kabinetin e ri qeveritar që do të formohet në shtator. Supriza do të ketë edhe në emra të tjerë të cilët nuk kanë arritur rezultate të kënaqshme. Ne një analizë të detajuar, sa i takon rezultatit në Partinë Socialiste, duke krahasuar zgjedhjet parlamentare të vitit 2013 me këto të vitit 2017. Këto të dhëna janë nxjerrë dhe nga grupi i punës dhe janë në tryezën e kryeministrit. E teksa i referohemi këtij krahasimi, rezulton se 7 janë emrat të cilët kanë korrur rezultat negativ në zgjedhjet parlamentare të 25 qershor. I pari është Ilir Beqaj, i cili në Qarkun Dibër ka korrur një rezultat negativ krahasuar me 4 vite më parë. PS në 25 qershor në këtë qark mori 24.795 vota, ndërsa në 2013 mori 25.103 vota, pra një diferencë 308 vota. I dyti është Ditmir Bushati i cili ka korrur një rezultat negativ krahasuar me 4 vite më parë në Bashkinë Shkodër. PS në 25 qershor mori 20.195 vota, ndërsa në vitin 2013 ka marrë 26.984 vota, pra diferenca është 6.789 vota. Një emër tjetër është Niko Peleshi, i cili në Bashkinë Korçë ka marrë një rezultat negativ. PS në vitin 2013 mori 34.344 vota, ndërsa në vitin 2017 ka marrë 23.456 vota, pra diferenca është 10888 vota. Po ashtu edhe Eduart Shalsi ka korrur një rezultat negativ në Pogradec. PS në këtë bashki në vitin 2013 mori 17.213 vota, ndërsa në vitin 2017 ka marrë 15.633 vota, pra diferenca është 1.580 vota. Një ndër emrat është edhe Taulant Balla, i cili ka korrur një rezultat negativ në këto zgjedhje krahasuar me zgjedhjet e vitit 2013 në qarkun e Elbasanit. PS në qytetin e Elbasanit në vitin 2013 mori 45.047 vota, ndërsa në vitin 2017 ka marrë 33.129 vota, pra diferenca është 11.918 vota. Një emër tjetër është edhe Saimir Tahiri. PS në Bashkinë Tiranë në 2013 mori 180.881 vota, ndërsa në vitin 2017 ka marrë 164.278 vota, pra diferenca është 16.603 vota. Ndërkohë, edhe Arben Ahmetaj ka korrur një rezultat negativ në Kavajë. Ahmetaj në Kavajë pësoi dy disfata: Në qytet i humbi zgjedhjet parlamentare, ndërkohë që humbi dhe ato për kreun e Bashkisë. Në zgjedhjet e 25 qershorit 2017, në Kavajë, PS ka marrë 5 173 vota ose 39.92 %, duke pësuar një rënie me 11.43 % krahasuar me rezultatin e katër viteve më parë.

Të fundit