Flash News
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
‘Ta qepin gojën ata që thonë dil nga shtëpia’, Rama mesazh PD-së nga zyra: Është kulmi që broçkullat vazhdojnë në këtë kohë kolere
Kryeministri Edi Rama ka dhënë mesazhin e radhës për luftën me koronavirusin dhe u është përgjigjur akuzave të PD-së, se po kalon më shumë kohë në shtëpi se sa në zyrë duke punuar.
Me tone të ashpra, Rama iu drejtua opozitës me fjalët "duhet ta qepin gojën në këtë kohë lufte”.
Rama përmendi kohën e tërmetit në Shqipëri teksa tha se ju desh shumë punë dhe mund për të qëndruar me qytetarët.
Kryeministri apeloi sërish qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe theksoi se humbjet e jetëve do të vazhdojnë.
“Ta qepin gojën ata që thonë dil nga shtëpia. Unë në shtëpi mbyllen në fundjavë, si gjithë të tjerët, se nuk i përkas rracës së keqe që thonë ‘bëni si them unë, po mos bëni si bëj unë’. Realisht është kulmi, që në këtë kohë kolere shpifjet dhe brockullat vazhdojnë. Nuk jam tipi i dukjeve se nuk më ka munguar dukja, pikë e zezë. Kjo javë do të jetë intensive, se hyjmë në javën e shpërthimit të bombave.
Sot humbi jetën një 43-vjeçar, që nuk vuante nga sëmundje kronike. Ngushëllime familjarëve.
Kjo mortje që ka sulmuar botën synon më të moshuarit dhe më të dobëtit fizikisht mes nesh, pro as të rinjtë nuk janë 100% të paprekshëm. Mos luani me zjarrin ju lutem. Do humbasim njerëz, nuk e di se sa, askush nuk e di askund, por nuk duhet në asnjë mënyrë të humbasim një mal me njerëz, kurrën e kurrës, dhe këtë e kemi në dorë ne, duke bërë durim.
Shiheni ç'ndodh në botë, me kapacitete shumë më të mëdha po mendojnë për kapacitete sipërfaqe të varreve pasi nuk përballin dot agresionin progresiv dhe marrjen e frymës vetëm me spitale. Ne u futëm shpejt në llogore, dhe është turp të humbasim këtë avantazh për mustaqet e Çelos. Kush e ka menduar që kjo luftë do mbarojë pa humbje jetësh e ka gabim”, tha Rama.