Flash News

KRYESORE

Tabaku: 30 qershori nxori fytyrën e vërtetë të Ramës, rënia e qeverisë ka nisur

Tabaku: 30 qershori nxori fytyrën e vërtetë të Ramës,

Ish deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku mendon se rënia e qeverisë Rama tashmë ka nisur, por me politikat e saj në këto 6 vite ia ka marrë frymën shqiptarëve.

Ajo shton se opozita ka përpara një rrugë të vështirë, por një gjë është e sigurt: “sot shkelësi serial i Kushtetutës, ai që ja nxiu faqen Shqipërisë në Evropë e kudo, ai që mbushi parlamentin me kriminelë është në krizë”.

Tabaku shton se për Lulzim Bashën ka qenë rrugë e vështirë dhe ka marrë vendime të vështira, por ato vendime rezultuan me izolimin e qeverisjes dhe treguan fytyrën e vërtetë të Ramës.

Në një status në Faebook, ajo fton shqiptarët që të bashkohen në protestën e opozitës më 8 korrik.

“Më 8 korrik do të jemi përsëri bashkë e do të protestojmë bashkë, me 8 korrik ato që refuzuan të shkojnë në votimet farsë e komuniste të bashkon me PD dhe Lulzim Bashën për të rrëzuar këtë sistem, për të larguar Edi Ramën!”, shkroi Tabaku, që është e bindur se “Partia Demokratike do dalë më e fortë nga kjo betejë.”

Statusi

Askush nuk e kishte menduar se kur PD dogji mandatet do të arrinim në këtë situatë, askush nuk mendoi që djegja e mandateve do të tregonte fytyrën e vërtetë të Ramës e të qeverisë se tij! Sot më shumë se kurrë ka filluar rënia e kësaj bande që për 6 vite i ka marrë frymën shqiptarëve! Ka rritur cdo taksë përtej llogjikës ekonomike, ka varfëruar bizneset, ka rritur varfërinë, ka përqëndruar në duart e pak oligarkëve pranë tij çdo tender e koncesion e ka krijuar shtetin më të korruptuar të Europës!

Me 30 qershor shqiptarët masivisht zgjodhën ta refuzojnë këtë regjim, zgjodhën të bashkohen me opozitën, për shumë arsye. Opozita ka përpara një rrugë të vështirë por sot dicka është e sigurtë, sot shkelësi serial i kushtetutës, ai që ja nxiu faqen Shqipërisë në Evropë e kudo, ai që mbushi parlamentin me kriminelë është në krizë! Sot qeveria, shteti është në krizë! Krizë të rëndë kushtetuese, sociale dhe ekonomike!

Besoj që për Lulzim Bashën ka qenë rrugë e vështirë dhe ka marrë vendime të vështira, por ato vendime rezultuan me izolimin e qeverisjes dhe treguan fytyren e vertetë të Ramës. Cfarëdo që të bëjnë e shkruajnë mercënarët e Ramës, asgjë se zbeh dot situatën, asgjë si hedh dot poshtë ato që janë arritur në këto muaj nga Basha dhe PD!

 

PD dhe kryetari i saj Lulzim Basha janë në një betejë jetikë per demokracinë në Shqipëri. Jam e bindur se shumë shpejt do ta fitojmë këtë betejë, do tu japim shqiptarëve qeverinë që meritojnë dhe një kryeministër që do të punojë për ta. Dhe ky është Lulzim Basha.

Me 8 Korrik do të jemi përsëri bashkë e do të protestojmë bashkë, me 8 korrik ato që refuzuan të shkojnë në votimet farsë e komuniste të bashkon me PD dhe Lulzim Bashën për të rrëzuar këtë sistem, për të larguar Edi Ramën!

Partia Demokratike do dalë më e fortë nga kjo betejë!

Demokracia është mundësia për të guxuar, Partia Demokratike guxoi në 91 dhe në 2019!

Asnjë hap pas!

Të fundit