Flash News

KRYESORE

Tabaku edhe pse shtatëzënë nuk mungoi në protestë

Tabaku edhe pse shtatëzënë nuk mungoi në protestë

Nuk kishte si të mungonte në protestën madhështore të opozitës deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku.

Edhe pse është shtatzënë dhe së shpejti pritet të sjellë në jetë dy vajza binjake, Tabaku i është bashkuar protestës opozitare bashkë me deputete, gratë dhe anëtarët e tjera të PD-së.

Nëpërmjet një statusi në Facebook ajo ka falenderuar qytetarët që ishin pjesë e  lëvizjes.

Statusi i plotë:

Sot mijera qytetarë nga Tirana iu bashkuan protestes paqësore të opozitës. Forca jonë buron nga argumentat, nga protesta e qëndrueshme e paqësore, nga të rinjtë e të rejat që u bashkuan sot e janë bashkuar çdo ditë.

Faleminderit shumë të rinjve e të rejave që sot ishin me ne, nënave motrave e zonjave që sot më takuan e ndanë me mua shqetësimet e tyre. Faleminderit dhe banorëve të Njesisë 8 në Tiranë që protestuan sot për taksa më të ulëta, kundër korrupsionit, për një shtet me standarte euorpiane e mbi të gjitha per votën e lirë!

Faleminderit dhe çdo qytetari të thjeshtë që erdhi aty me ne në shesh, për të treguar se vlerat e standartet europiane ndërtohen pak nga pak, fitohen e ky eshte nje proces kulturor. Faleminderit qe keni vendosur qe keto standarte ti ngreme ketu e jo ti kerkojme jashte Shqiperise.

Une isha aty bashkë me qytetarët e Tiranës e mbarë Shqiperisë. Faleminderit që ishit dhe ju!

Të fundit