All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Tabaku i përgjigjet Gjiknurit: Qeveria duhet të mbrojë interesin e qytetarëve dhe jo interesin e koncensionarit

Tabaku i përgjigjet Gjiknurit: Qeveria duhet të mbrojë interesin
All - Paragraf - 1

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, i është përgjigjur deklaratave të bëra nga ministri i Infrastrukturës, Damian Gjiknuri. Tabaku tha se ministri gënjeu kur tha se që mirëmbajtja e rrugëve kërkon një shumë jashtëzakonisht të lartë.

All - Paragraf - 3

“Nuk është ndërtuar asnjë kilometër rrugë e vetme, nuk është mirëmbajtur absolutisht asnjë kilometër rrugë e vetme. Rruga e Kombit ka 5 vite që nuk mirëmbahet, kërkon një buxhet minimal, kërkon vetëm 10 milionë euro në vit për t’u mirëmbajtur kjo rrugë, ndërkohë që këtë gjë nuk e ka bërë qeveria. Sot përsëri gënjyen shqiptarët dhe u thanë që mirëmbajtja e rrugëve kërkon një shumë jashtëzakonisht të lartë, stratosferike për buxhetin e shqiptarëve. Sot përsëri dhe Rama dhe Gjiknuri gënjyen duke thënë që ky buxhet është i papërballueshëm dhe duhet ta paguajnë shqiptarët. Qytetarët e Kukësit dhe shqiptarët kanë kthyer përgjigje që tarifa e Rrugës së Kombit është e papërballueshme për to”, deklaroi Tabaku.

Sipas deputetes demokrate, “mbasi qeveria të kthejë përgjigje se pse bën avokatin e koncesionarit? Se pse nuk e përdor taksën e qarkullimit për ndërtim rrugësh dhe për mirëmbajtje? Atëherë qytetarët janë në të drejtën e tyre për ta refuzuar për ta paguar këtë taksë”.

Deputetja e PD-së tha se taksa është antiligjore dhe  antikushtetuese teksa theksoi se qeveria duhet të mbrojë interesin e qytetarëve dhe jo interesin e koncensionarit.

“Kjo taksë është antiligjore, është antikushtetuese, është antiligjore. Qeveria duhet të mbrojë interesin e qytetarëve dhe jo interesin e koncensionarit. Ka ikur dita që Rama do të vazhdojë të vjedhë qytetarin, që do të vazhdojë të grabisë qytetarët. Qytetarët sot këtu të Tiranës, të Kukësit dhe të çdo qyteti tjetër janë në mbrojtje të interesit të tyre, në mbrojtje të financave të tyre, në mbrojtje të ekonomisë së tyre”, përfundoi deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku.

 

 

Të fundit