Flash News

KRYESORE

Tabaku: Projekti Milot- Balldre, me kompani në pronësi të ish-deputetit të PS, po përdoret për pastimin e parave

Tabaku: Projekti Milot- Balldre, me kompani në pronësi të

Jorida Tabaku e PD-së, në një dalje për mediat, u shpreh se projekti i rrugës prej 7 km Milot- Balldre është mafioz.

Sipas dokumenteve që ajo zotëron, ky projekt do të kushtojë 295 milionë euro, nga 254 milionë sa ishte parashikuar në kontratë dhe po përdoret për pastrimin e parave, po vjedh dhe zhvat qytetarët.

“Qeveria ia dha kontratën PPP, me ofertë të pakërkuar, kompanisë ANK, në pronësi të një ish deputeti të Partisë Socialiste, Agim  Kola. Kontrata i hap rrugë rritjes fiktive të kostos”,  u shpreh Tabaku.

Pjesë nga deklarata e  Tabakut:

Opinioni publik është njohur këto ditë me një nga aferat më të rënda korruptive të qeverisë së Edi Ramës. Bëhet fjalë për projektin 260 milionë euro të rrugës prej 17 kilometrash Milot- Balldre. Deri tani dimë që qytetarët do të paguajnë 15 milionë euro për 1 kilometër, por dokumentat në vazhdim na tregojnë se vlera mund të rritet, duke e kthyer kontratën në një skemë mafioze.

Vlera e 1 kilometri, në terren fushor, pa asnjë vështirësi serioze, pa asnjë vepër madhore arti, mundtë shkojë edhe 17 milionë euro, sepse kështu ka vendosur Edi Rama.

Afera është pothuajse e ngjashme me atë të Unazës së Re, ku 1 kilometër kushton 20 milionë euro. Ndryshimi, në rastin e Milot-Balldre, është se për grabitjen e rradhës nuk u shpik një kompani me dokumenta të fallsfikuara, por qeveria ia dha kontratën PPP, me ofertë të pakërkuar, një kompanie të vogël që, zyrtarisht, është në pronësi të një ish deputeti të Partisë Socialiste, Agim  Kola dhe që për partner në punime, ka klonimin e vetes, nëpërmjet hapjes së një kompanie, që nuk ka kryer asnjë punë deri më sot.

Është detyrë e prokurorisë të zbulojë përfituesit e vërtetë dhe të tregojë se deri ku dhe me kë është përfshirë kryeministri i vendit në këtë aferë mafioze që u grabit shqiptarëve miliona e miliona euro.

Të fundit