Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Tabaku reagon ndaj Ahmetajt: Manipuloi shifrat e borxhit publik
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, i është përgjigjur deklarimeve të bëra nga ministri i Financave, Arben Ahmteaj, sa i takon treguesve ekonomik për vitin 2018.
“Kjo qeveri do të mbahet mend për shumë gjëra, por sigurisht që në krye të listës është dhe megallomania dhe paturpësia për të tjetërsuar shifrat e financave publike. Të mbetur gafil sot Ahmetaj vazhdoi të prodhojë gënjeshtra të denja për manualin e gënjeshtrave të Republikës së Rilindjes”, shkruan Tabaku në rrjetin social Facebook.
Duke ju referuar shifrave, Tabaku thotë se borxhi publik i Shqipërisë rezulton sot 83% e PBB-së (bashkë me PPP), detyrimet e prapambetura 200 milionë euro dhe se rritja e taksave dhe të ardhurat në buxhet, janë 1,9 miliardë në 5 vite.
Postimi i plotë i Jorida Tabakut
2018 në shifra!
Kjo qeveri do të mbahet mend për shumë gjëra, por sigurisht që në krye të listës është dhe megallomania dhe paturpësia për të tjetërsuar shifrat e financave publike. Të mbetur gafil sot Ahmetaj vazhdoi të prodhojë gënjeshtra të denja për manualin e gënjeshtrave të Republikës së Rilindjes.
Për hir të biznesve që mbyllin dyert, familjeve që varfërohen, investitorëve të huaj që largohen, fermerëve që hedhin produktet dhe studentëve që sot protestojnë po ju parashtroj disa argumente dhe të dhëna që janë publike për cilindo:
- Borxhi Publik 83%
Sot Borxhi Publik, sipas raportit të KLSH, rezulton të jetë 73% e PBB-së dhe kjo vlerë është më e lartë se sa deklarimi i qeverisë në Komisionet Parlamentare. Sipas raportit të KLSH ministri Ahmetaj rezulton të ketë falsifikuar borxhin publik duke gënjyer Parlamentin dhe mbi të gjitha duke gënjyer shqiptarët.
Rritja e borxhit vjen si pasojë e PPP-ve që në vitin 2018 kanë qenë kryefjala e vjedhjeve spektakolare të kulmuara me ligje apostafat për të ligjëruar këto vjedhje. Ligji i Teatrit, Ligji për koncesionin e Aeroportit të Vlorës, ligji i inceneratorëve të gjitha këto janë disa prej mrekullive që ka kontribuar vetë ministri Ahmetaj me gjithë kapacitetet e tij dhe fuqinë e ministrit.
Sipas FMN-së, borxhi publik i Shqipërisë rezulton sot 83% e PBB-së (bashkë me PPP).
- Investimet e Huaja 51% TAP dhe Devoll
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë raportojnë se Investimet e Huaja Direkte janë rritur si pasojë e investimeve të TAP dhe Starcraft Devoll. Të dy këto investime, siç e di i madh dhe i vogël, kanë ardhur në Shqipëri gjatë qeverisjes 2009-2013. Në kohën kur investitorët e huaj i afroheshin Shqipërisë se e shihnin si atraksion për biznes dhe jo një feud personal të qeveritarëve.
Sipas raportit të BSH 51% e Investimeve të huaja janë në varësi të TAP dhe Devollit ndërkohë që viti 2019 pritet të jetë viti i fundit i këtyre investimeve. Në vend që ministri Ahmetaj të na paraqiste ndonjë projekt të huaj që ai vetë ka kontribuar të sjellë në vend, vazhdon të krenohet për atë që gjeti nga paraardhësit.
- Detyrimet e Prapambetura 200 milionë euro
Detyrimet e prapambetura kapin vlerën e 200 milionë eurove ndërsa bizneset vazhdojnë të mbyllen dhe të vendosen në vështirësi. Qeveria ka menduar dhe për to. Fallsifikimi i të dhënave duket se është rrugëdalja e preferuar e qeverisë për të mbajtur me gënjeshtra qytetarët për të dhënat ekonomike.
- Rritja e Taksave dhe të Ardhurat në Buxhet – 1,9 miliardë në 5 vite
Vlera e taksave të rritura nga paketa fiskale 2014 e deri më sot është e barabartë me 1.9 mld euro ndërsa vlera e PPP-ve është 2 mld euro. Në pak fjalë shqiptarët paguajnë me taksat e tyre paratë që qeveria çon tek oligarkët që jo rrallë herë kanë përgatitur ligjet specifike dhe paketën fiskale.
Ministri ndërsa propagandonte taksën progresive harroi të nënvizonte taksën mbi të ardhurat që është më e larta në rajon, harroi të propagandonte futjen e TVSH për bizneset e vogla, raportet e ndryshme ndërkombëtare që evidentojnë problemet e politikës fiskale të qeverisë rilindase.
Vetëm vitin e kaluar buxhetit të shtetit i mungojnë 126 milionë Euro si rezultat i keqmanaxhimit dhe korrupsionit.
- Rritja e Varërisë
Në një kohë kur çmimet e produkteve janë rritur si pasojë e taksave dhe tarifave të vendosura nga qeveria, paga reale nuk është rritur. Konsumi i familjeve ka rënë ndjeshëm apo është rritur në mënyrë të papëfillshme, 90% e familjeve shqiptare kanë pasur rritje të konsumit me rreth 0.6% ndërkohë që vlera e produkteve në treg është rritur.
Gjithashtu pabarazia ndërmjet të pasurve dhe të varfërve është rritur ndjeshëm dhe frikshëm aq sa mobiliteti social nuk ekziston më.
Pabarazia është thelluar ndërkohë që familjet shqiptare kanë të njëjtin buxhet si në 2007, duke treguar se rritja e energjisë me 25%, rritja e tarifave të arsimit me 33%, rritja e ujit me 44% dhe shtrenjtimi i produkteve ushqimore me 20 përqind kanë varfëruar në masë shqiptarët.
Dhe qershoi mbi tortë, nuk mjaftoi rritja e taskave me 1,9 miliardë, nuk mjaftoi fakti që jemi i vetmi vend në botë që taksojmë më shumë punën (23%) se kapitalin (8%) por këtë fillim viti hyri në fuqi rritja e taksës së pronës me 2-4 herë si dhe vendosja e pagës maksimale merr nga punëdhënësit e punësmarrësit rreth 10% të pagës duke dëmtuar përsëri shtresën e mesme.
Kjo politikë ekonomike pa burim rritje, por në thelb klienteliste, pa vizion e strategji sot ka prodhuar një ekonomi që po varfëron gjithnjë ë më shumë atë që punon, atë që përpiqet dhe po ndihmon me të fortin e klientin.
Taksa e sheshtë do çlirojë kapitalin, do ndihmojë punësimin, do i ndalojë bizneset që përditë mbyllin qepenat dhe do të rikthejë ekonominë konkuruese!
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38