Flash News

KRYESORE

Tabaku reagon për koncesionin e sistemit të tatimeve: Aferë korruptive

Tabaku reagon për koncesionin e sistemit të tatimeve: Aferë

Përmes një reagimi në rrjetin social “Facebook”, nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë pranë Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, i është përgjigjur ministrit të Financave dhe të Ekonomisë, Arben Ahmetaj, lidhur me koncesionin e sistemit të tatimeve.

Tabaku thekson se ky koncesion nuk është gjë tjetër, veçse një skemë korruptive e ministrit dhe qeverisë.

Postimi i plotë i Tabakut:

Koncesioni i sistemit të tatimeve , aferë korruptive!

Katër vjet më parë ministri Ahmetaj në kundërshti me çdo logjikë dhe shifër i gënjente shqiptarët se koncesioni i TVSH-së kishte 0 kosto shtesë për biznesin. Pastaj i tha shqiptarëve se koncesionet në formën e PPP nuk janë lekët e shqiptarëve, por të buxhetit të shtetit.

Çfarë e shtynte zotin Ahmetaj të bëhej gazi i botës? Formula magjike e kryeministrit Rama “Nuk ka supë qyl në karrigen e ministrit!” Kështu sharlatanët janë turrur kush e kush gënjen më shumë dhe më paftyrësisht për të ruajtur karrigen dhe për të bërë dallaveren e radhës. Si fjala vjen inceneratorët.

Edhe meqënëse nuk ka karrige falas, afërmendsh që nuk do të ketë një sistem që s’do jetë barrë për konsumatorët dhe bizneset. Përrallat e propagandës qeveritare nuk i duhet besuar. Skeptikët mjaftojnë të shohin faturën e energjisë, rrogën në xhep (nëse iu ka mbetur), kostot e larta dhe mbi të gjitha taksat se ku shkojnë. Koncesioni Tatimeve është një tjetër thelë e buxhetit që korruptët e qeverisë duan ta gllabërojnë! Në ditët në vijim më shumë fakte për këtë koncesion dhe për të tjerat. Sa më shumë thërrasin gënjeshtër aq më shumë do t’u tregojmë vjedhjet!

Të fundit