All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Tabaku shpërndan ndihma te familjet në nevojë: Qeveria ka harruar të varfrit

Tabaku shpërndan ndihma te familjet në nevojë: Qeveria ka harruar
All - Paragraf - 1

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka shpërndarë sot ndihma te familjet në vështirësi ekonomike në zonën 8 të Tiranës. Tabaku shpreh trishtimin për faktin se shumë familje nuk ngrohen nga frika e faturës së energjisë, ndërsa akuzon qeverinë se i ka harruar të varfrit.

All - Paragraf - 3

“Me shpresën që viti 2018 do të jetë viti ku së bashku të nisim rrugëtimin për një qeverisje më të përgjegjshme. Le të shpresojmë që viti i ri të na gjejë më mirë dhe të përpiqemi së bashku për të sjellë në tavolinat tona më shumë prosperitet dhe të ardhura”, shprehet ndër të tjera Tabaku.

Reagimi:

Në këto ditë të fundit të vitit, u përpoqëm të dërgojmë pak shpresë dhe gëzim tek disa familje në nevojë të zonës 8. E kuptoj fare mirë që ndihma është e pakët dhe numri i atyre që nuk mund të presin bollshëm dhe gëzueshëm vitin e ri është shumë herë më i madh.

Ndjej trishtim ndërsa shoh që banorë të vjetër me shtëpi në mes të Tiranës nuk ngrohen sepse kanë frikë nga fatura e kripur e energjisë elektrike. Se si qytetarë të rinj në këtë qytet të madh janë lënë në harresë dhe me arnime mbyllin shpenzimet monetare. Me të vërtetë, është për të ardhur keq që qeveria të varfrit, të vobektët dhe ato që nuk kanë me se të shtyjnë muajin i ka harruar, shumë prej tyre më folën dhe më treguan për heqjen e ndihmës sociale, pensionet e ulëta, shtëpitë e rrënuara.

Bashkë me Ervisin, Pellumbin, Enin, Stelën, Nandin dhe Arjetën u përpoqëm të çonim një ndihmë të vogël me shpresën që viti 2018 do të jetë viti ku së bashku të nisim rrugëtimin për një qeverisje më të përgjegjshme. Le të shpresojmë që viti i ri të na gjejë më mirë dhe të përpiqemi së bashku për të sjellë në tavolinat tona më shumë prosperitet dhe të ardhura.

Të fundit