Tabela/ Sërish lëkundje tërmetesh gjatë natës, më i forti me magnitudë 4.3

Që prej orës 16.00 të ditës së djeshme banorët e Durrësit dhe të Tiranës më së shumti, vazhdojnë të jenë në panik për shkak të lëkundjeve të vazhdueshme të tërmeteve.

Tërmeti i parë 5.8 i shkallës riheter është pasuar edhe nga lëkundje të tjera, edhe gjatë natës së mbrëmshme.

Sipas IGJEUM, gjatë natës janë shënuar të tjera lëkundje sizmike, ku më i forti ka qenë me magnitudë 4.3 me epiqendër në Durrës.

Tërmeti është ndjerë në disa qytete të vendit, ndërsa deri tani janë shënuar 105 njerëz të lënduar dhe mbi 200 banesa e godina të tjera të dëmtuara.