Flash News
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Tahiri ankimon vendimin e Krimeve të Rënda: Nuk more në konsideratë katër pika të rëndësishme
Saimir Tahiri ka ankimuar vendimin e Prokurorisë së Krimeve të Rëndë për zgjatjen e afatit të hetimeve ndaj tij për të pestën herë.
Tahiri ka kërkuar që çështja të shkojë në Gjykatë pasi, sipas tij, vendimi është i pabazuar në ligj dhe në prova.
Në letrën e ankimimit të ish-ministrit shkruhet se Prokuroria nuk ka marrë në konsideratë katër pika:
Pikat janë: “Rëndësia dhe vlera provuese e përgjigjeve që pritet nga letërporositë; lidhjen e përgjigjeve me ndonjë fakt penal; mundësinë që këto përgjigje mund të ishin marrë më përpara nëpërmjet letërporosive qoftë nëpërmejt veprimeve të tjera hetimore dhe mundësinë se këto prova e përgjigje merren me afat më të shkurtër sesa afati 3 mujor i kërkuar nga Prokuroria për zgjatjen e hetimeve”.
Më tej ish-ministri shkruan se i kërkon Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda që të përfundojë hetimet për të.