Flash News

KRYESORE

Tahiri dorëzon mandatin e deputetit, sulmon ashpër Ramën dhe Xhafajn: Tmerr, duhet të marrësh valixhen të largohesh!

Tahiri dorëzon mandatin e deputetit, sulmon ashpër Ramën dhe

Nga sot nuk është më deputet, por një qytetar i thjeshtë. Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dorëzoi sot mandatin e deputetit, pas 6 muajsh mungesë në sallën e parlamentit. Megjithatë në fund të fjalës së tij, nuk kurseu as kritikat ndaj qeverisë dhe ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Sipas Tahirit, vettingu duhet të kishte nisur nga politika, krahas prokurorëve dhe gjyqtarëve, ndërsa një kritikon ministrin Xhafaj se flet në media për bandat kriminale.

“Pas gjyqtarëve dhe prokurorëve, pse se filluam vettingun nga vetja, pra në politikë. Rri dëgjoj garën se kush kap peshkun më të madh, çfarë thonë në parlament, banda në pushtet, ambasadorët lart e poshtë flasin për mafiozë, ministri i Brendshëm flet për numër bandash në televizion, një tmerr që të largohesh e të marrësh valixhen, ka më shumë krime në Itali e çdo vend të Europës, por nuk ndodh si në Shqipëri, askush nuk ia nxin vendin e vet në këtë mënyrë”, u shpreh Tahiri, i cili më pas komunikoi vendimin e rëndësishëm, dorëheqjen nga mandati i deputetit.

Të fundit