Flash News

KRYESORE

“Tahiri ka mbetur tek-pullë, nuk ka në dorë të kërcënojë asnjë mizë”

“Tahiri ka mbetur tek-pullë, nuk ka në dorë të

Analisti Mustafa Nano, u shpreh se reagimi i Saimir Tahirit është reagimi i një njeriu që ka ngelur vetëm dhe i sulmuar nga të gjithë.

Nano shprehet përdor tone denoncuese dhe nuk po përdor kërcënime pasi nuk ka asgjë në dorë.

“Për mua, reagimi i Saimir Tahirit është reagimi i një njeriu që ka ngelur qyq, vetëm, tek-pullë. I sulmuar nga të gjithë, nga bashkëpunëtorët dhe nga kundërshtarët dhe nga gazetarë. Nuk ka një gazetar ta mbrojë.

Edhe është një reagim i zëmëruar i këtij njeriu. Edhe po përdor tone denoncuese, nuk po përdor kërcënime se nuk ka në dorë të kërcënojë asnjë mizë, ai, Saimir Tahiri. Sepse çdo kërcënim mund të rëndojë veten, vetëm po të bëhet pendito.

Ai është i zemëruar me të gjithë”, deklaroi Mustafa Nano në emisionin ‘Opinion’ mbrëmjen e së enjtes.

Të fundit